Zgjedhjet, nis numërimi, hapen kutitë e para
UPDATE- Kur kanë kaluar më shumë se 6 orë nga mbyllja zyrtare e qendrave të votimit ka nisur numërimi i fleteve te votimit.
Në pjesën më të madhe të qendrave të numërimit në të gjithë Shqipërinë, nga të dhënat e para mësohet se në ka nisur procesi i numërimit.
Në një komunikim të fundt me mediat, kreu i KQZ-së. Arben Ristani tha se është drejt përfundimit procesi i grumbullimit, dhe se nga momenti në moment pritet të nisë numërimi edhe në Tiranë.
Procesi i grumbullimit të kutive të votimit pranë KZAZ-ve ka shkuar pa problem.