Zgjedhjet për bashkinë e Kukësit/ PD kërkon dy komisionerë, depoziton ankimimin në KQZ

Partia Demokratike depoziton ankimimin në KQZ në lidhje me zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës.
PD kërkon të përfaqësohet në zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës dy anëtarë në KZAZ dhe jo një të vendosur nga KQZ.
Ankimimi u dorëzua në KQZ nga përfaqësuesi i PD Rezart Kthupi.
Kujtojmë se pak më herët, Mirela Karabina bëri të ditur se “PD ka ankimuar vendimin antiligjor të Komisionerit mbi emërimin politik të opozitës”.