E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet për kreun e PD/ Pas mbylljes së votimit, nis procesi i numërimit të fletëve

Partia Demokratike ka përmbyllur sot procesin e votimit për zgjedhjen e kryetarit të saj. Në këtë referendum, 51 mijë anëtarë me të drejtë vote u thirrën për të vendosur nëse Sali Berisha do të vijojë të qëndrojë në krye të PD-së apo jo. 

Votimi nisi në orën 08:00 dhe përfundoi në orën 19:00. Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, këtë herë votat do numërohen në degët e partisë dhe jo në selinë qendrore. 

Rezultatet zyrtare pritet të shpallen nga komisionet e degëve pas përfundimit të numërimit.

Referendumi i PD-së në Qarkun Lezhë: Mbi 2,600 vota pro Berishës

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Qarkun Lezhë për referendumin e rikonfirmimit të Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike.

Në degën e Mirditës morën pjesë 712 votues, nga të cilët 667 votuan pro, 28 kundër dhe 8 abstenuan.

Në degën e Kurbinit votuan 975 anëtarë. Nga këto, 952 vota ishin pro, 6 kundër, 4 abstenim, ndërsa 13 vota rezultuan të pavlefshme.

Ndërsa në degën e Lezhës, nga 1222 votues në total, 1059 votuan pro, 38 kundër, 45 abstenuan dhe 80 vota u shpallën të pavlefshme.

Procesi i votimit dhe numërimit u zhvillua pa incidente, ndërsa drejtues të PD-së e cilësuan referendumin si një tregues të mbështetjes së anëtarësisë dhe bashkimit të demokratëve.

Lajmi në zhvillim …

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›