E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, plasin akuzat per manipulime

Luljeta Ndoka
As zgjedhjet per drejtues universitetesh nuk i kane shpetuar akuzave te ndersjella te kandidateve per rektore ne Universitetin e Tiranes. Para se te fillonte numerimi i votave, ish-shefja e Departamentit te Historise, Valentina Duka, ka akuzuar rivalin e saj kryesor per postin e rektorit, Dhori Kulen se njerez te organizuar prej tij, u kane bere presion studenteve qe te votonin pikerisht per ish-dekanin e Ekonomikut. Nga ana tjeter, Kule eshte treguar krejt indiferent ndaj ketyre akuzave duke deklaruar se Duka nuk e njihte filozofine e studenteve dhe se ata nuk jane kontingjent qe mund te komprementohen. Deri ne mesnaten e djeshme, votat e numeruara kane nxjerre fitues kandidatin Dhori Kule, me nje diference te konsiderueshme me kandidaten e saj kryesore Valentina Duken, me Llukan Puken dhe Bardhyl Cekun.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›