E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet presidenciale ne Mali

Ka nisur numërimi i votave në Mali për zgjedhjet presidenciale. Kreu i ri i shtetit duhet të ofrojë stabilitet për vendin që prej një viti është përfshirë nga masakrat dhe grabitjet, pas grushtit të shtetit në mars të vititi 2012. Pjesëmarrja në votime ka qenë deri në 42 për qind në shkallë vendi. Numri i vogëk i vituesve nuk erdhi vetëm si pasojë e otit të keq por dhe të faktit që pjesa më e madhe e popullsisë është e bindur për fitoren e ish kryeministrit të vendit. Franca e cila ka këmbëngulur për zhvillimin sa më të shpejtë të zgjedhjeve ka nisur tërheqjen nga vendi të 3 mijë forcave paqeruajtëse. Tashmë do të jenë kaskat blu të OKB-së, rreth 12 600 trupa që do të marrin situatën nën kontroll.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›