E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, pritet të publikohet sot raporti paraprak

Vëzhguesit ndërkombëtarë pritet të prezantojnë sot raportin paraprak për zgjedhjet vendore të 8 majit.  Misioni Vëzhgues Zgjedhor i OSBE/ODIHR-it përbëhet nga 298 vëzhgues nga 30 vende, duke përfshirë 40 vëzhgues afatgjatë dhe 258 vëzhgues afatshkurtër.
 

Delegacioni i Kongresit përbëhet nga 14 përfaqësues të zgjedhur vendorë nga 11 vende, duke përfshirë edhe Komitetin e Bashkimit Europian të Rajoneve. Mësohet se deklarata paraprake do të jepet nga Jonathan Stonestreet, Kreu i Misionit Vëzhgues Zgjedhor të OSBE/ODIHR-it dhe nga Hana Richtermocova, Kreu i delegacionit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale.
 

Gjithashtu, të pranishëm në këtë konferencë për shtyp do të jenë edhe Volkram Gebel, Raportuesi i delegacionit të Kongresit, dhe Raul Mureºan, Zv. Kreu i Misionit Vëzhgues Zgjedhor i OSBE/ODIHR-it.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›