E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet vendore/ Marrin detyrën kryebashkiakët e Divjakës dhe Mallakastër! Betohen Josif Gorrea dhe Qerim Ismailaj

Divjaka dhe Mallakastra kanë tashmë kryetarin e ri të bashkisë, të dalë nga zgjedhjet vendore të 14 majit, ndërsa Josif Gorrea dhe Qerim Ismailaj janë betuar këtë të premte (9 qershor). Lajmin e ka bërë me dije kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili ka postuar foto nga ceremonia në Facebook.

Për Mallakastrën, Balla thotë se kryebashkiakut socialist, Qerim Ismailaj, tani duhet të justifikojmë besimin e dhënë nga qytetarët.

“Mallakastër. Konstituohet Këshilli i ri Bashkiak dhe bëri betimin Kryetari i Bashkisë Qerim Ismailaj, të zgjedhur me votën e popullit patriot të kësaj bashkie më 14 ma. Tani na duhet të justifikojmë besimin e dhënë dhe të ndreqim gabimet për të cilat mallakstriotët na tërhoqën veshin”, shkruan Balla.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›