E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zgjedhjet vendore/ Shorti përcakton numrin e partive në fletët e votimit, PD kryeson listën

Koalicioni “Bashkë Fitojm딠 do të renditet i pari në fletën e  votimit për kandidatët për këshilla bashkiake. E dyta do të jetë partia Socialiste dhe e treta partia Agrare Ambientaliste.

Ndërsa PD zyrtare do të mbajë numrin 9.

Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara,  renditja në fletën e votimit u krye me  një tjetër procedure.

Partitë të cilat kanë kandidatë për këshillat bashkiakë në 61 bashki, iu takonte te renditen ne krye te fletes së votimit. Ndërsa forcat që kishin më pak se 61 bashki, u renditen pas numrit 3.

Kjo është arsyeja se pse pd është e 9-ta, pasi ajo nuk ka kandidatë në të gjitha bashkitë.

Nderkohe, shorti për kandidatet per kryetar bashkie ne Tirane percaktoi qe nr 1  te jete Arlind Qori nga “Levizja Bashke”, nr 2 i përket Marko Dajtit nga fronti i majtë ,  nr 3 Lajla Pernaska e pdiu, nr 4 Erion Veliaj, nr 5 Belind Kellici i koalicionit “bashkë fitojmë: dhe  nr 6 i takoi PD me Ronald Bejkon.

Po sot  komisioni qendro i zgjedhjeve miratoi edhe numrin e fleteve te votimit, mbi 3.3 milion te tilla.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›