E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zgjedhjet, zyrtari i Komisionit të Venecias: Administrata zgjedhore duhet të jetë profesionale dhe e pavarur

Është zhvilluar ditën e sotme Konferenca në Tiranë për përgatitjen e zgjedhjeve të 11 majit.

Gjatë fjalës së tij, anëtari zëvendësues i Komisionit të Venecias Sasa Zagorc, tha se është i rëndësishme depolitizimi i administratës zgjedhore.

Ai u shpreh se Komisioni i Venecias është i gatshëm të ndihmojë për një proces të rregullt, duke shtuar se është e rëndësishme që administrata ligjore të jetë e pavarur.

“Komisioni i Venencias me opinionet e veta mund të identifikojnë mundësi përmirësimi. Është detyrë e organeve të nënvizojnë çështje që i konsiderojnë të rëndësishme për t’i diskutuar. Administrata zgjedhore profesionale dhe e pavarur është e rëndësishme për zgjedhje të lira dhe të drejta. Partitë politike duhet të përfaqësohen në mënyrë të barabartë. Kodi thekson se anëtarët që mund të emërohen nuk mund të largohen sipas dëshirës, ndaj është me rëndësi që të gjitha çështjet t’i diskutojmë përpara. Shpresoj që debati të jetë sa më i frytshëm”, tha ai.

/abcnews.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›