E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjerimi i NATO-s me Finlandën/ Peskov: Rusia po merr masa, do vendosim armë bërthamore taktike në Bjellorusi

Rusia ka mbrojtur vendimin për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se po merren masa për garantimin e sigurisë së Rusisë, në përgjigje të zgjerimit të NATO-s me anëtaren më të re, Finlandën.

Peskov u shpreh se është Nato ajo që po zgjerohet drejt Rusisë, dhe nuk është Kremlini që po çon infrastrukturën ushtarake drejt kufijve të aleancës.

Peskov tha se Rusia do të vëzhgojë çdo vendosje ushtarake të NATO-s në Finlandë dhe do të përgjigjet në përputhje me rrethanat.

“Kjo lëvizje shton shqetësimet dhe shqetësimet tona për sigurinë tonë…dhe ne po marrim masa për të garantuar sigurinë tonë. Dhe kështu do të jetë sa herë që NATO i afrohet kufijve tanë, për të ribalancuar arkitekturën e sigurisë në kontinent”, tha ai, raporton The Guardian.

Finlanda u bë zyrtarisht anëtarja e 31-të e NATO-s të martën, duke dyfishuar gjatësinë e kufirit tokësor të aleancës mbrojtëse transatlantike me Rusinë. Suedia është gjithashtu e vendosur t’i bashkohet aleancës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›