E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjerimi i mëtejshëm i NATO-s, një shans për të çimentuar paqen në Ballkan

Për shekuj me radhë, Ballkani dhe Europa Lindore janë identifikuar më së pari si burim i konflikteve e luftrave të shumta, dy prej të cilave botërore, duke pasuruar kështu me bollëk historinë e kontinentit të vjetër me emra vendesh ku ishin kryer spastrime etnike dhe genocide në masë. Themelimi i NATO-s në vitin 1949, garantoi sigurinë dhe paqen në Europën Perëndimore. Që prej përfundimit të luftës së dytë botërore, aleanca ka luajtur një rol të konsiderueshëm në ndërtimin e një paqeje të dytë, këtë herë në Europën Qëndrore dhe Lindore. Tashmë NATO ka mundësinë më të mirë
për të hedhur bazat e një paqeje të tretë europiane, këtë herë në gadishullin ballkanik, çka në të njëjtën kohë mundëson hapjen e një dritareje dialogu që nga ana e saj mund të çojë në fillimin e ndërtimit të një tjetër procesi paqeje: një marrëdhënie më konstruktive ndërmjet Europës dhe Rusisë. Aleatët e NATO-s përballen në samitin e Bukureshtit në muajin prill në Bukuresht me
2 çështje emergjente. E para ka të bëjë me akordimin e ftesës për anëtarësim në alenacën veri-atlantike të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë, vendim ky kulminant i përpjekjeve 15-vjeçare për t

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›