E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjerohet infrastruktura në Doganën e Bllatës, rrit kapacitetet operacionale

TIRANË, 20 qershor /ATSH/  Në Doganën e Bllatës po vijojnë punimet për zgjerimin dhe përmirësimin e infrastrukturës, një investim i rëndësishëm që synon rritjen e kapaciteteve operacionale dhe përmirësimin e qarkullimit të mjeteve në këtë pikë kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonia e Veriut.

Sipas njoftimit zyrtar, ndërhyrjet përfshijnë zgjerimin e korsive ekzistuese, riorganizimin e hapësirave funksionale dhe përshtatjen e infrastrukturës për t’iu përgjigjur më mirë fluksit në rritje të hyrje-daljeve.

Me shtimin e ndjeshëm të lëvizjeve në këtë pikë kufitare, investimi pritet të lehtësojë qarkullimin, të reduktojë kohën e pritjes për udhëtarët dhe transportuesit, si dhe të rrisë standardet e sigurisë dhe efikasitetit në përpunimin e mjeteve.

Investimet në Doganën e Bllatës synojnë të përmirësojë shërbimin ndaj qytetarëve dhe të zgjerojnë tregtinë mes dy vendeve.

/e.xh/ /a.g/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›