E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjerohet revolta, auditorët boshatisen edhe nga studentët e Ekonomikut, Politeknikut dhe Drejtësisë

Zgjerohet revolta e të rinjve në Tiranë. Pas nxënësve të gjimnazit “Partizani” dhe studentëve të Mjekësisë, edhe studentët e fakulteteve të tjera kanë bojkotuar mësimin.

Protestës i janë bashkuar edhe studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës.

Edhe studentët e Ekonomikut dhe Drejtësisë, të cilët lënë auditorët për t’iu bashkuar lëvizjes së të rinjve, e cila vijon pas protestës së gjatë të një dite më parë, të shoqëruar me përplasje me policinë.

Ndërkohë, studentët kanë nisur marshimin drejt zonës së ish-Bllokut, duke vijuar protestën dhe duke shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›