E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zgjidhen dy finalistë të tjerë, konkurrentët e “Albania’s Got Talent” mahnisin jurinë me performancat e tyre

Dy konkurrentë të tjerë iu bashkuan grupit të finalistëve të spektaklit “Albania’s Got Talent” në gjysmëfinalen e tretë të transmetuar mbrëmjen e së hënës në ekranin e Vizion Plus.

Pastori amerikan me zërin magjik Cory Creamer dhe artistja e vogël Dejzi Zylaj u bënë finalistët e radhës që do të garojnë për të qenë fitues.

Mbrëmja nisi me tingujt e tupanëve nga grupi “Break the Floor” të cilët elektrizuan skenën duke përcjellë vlera të vërteta të artit shqiptar.

E ndjekur nga Nadja Muça që sërish vendosi të befasonte jurinë duke treguar forcën e zërit të saj.

Mes dhjetë talenteve të mbrëmjes sigurisht që ra në sy gjeniu i numrave Ermis Arra.

Jo vetëm që vuri jurinë në vështirësi, por dëshmoi se fuqia e trurit të tij për të kryer veprime matematikore shkon përtej teknologjisë.

Arti ishte në qendër të kësaj nate, e ai bëhet më i bukur kur sillet shqip. Franko Ahmeti me klarinetën e tij tregoi edhe njëherë rëndësinë e ruajtjes së rrënjëve veçanërisht nga të rinjtë.

Por emocionet e bukura nuk mbaruan këtu. Sigurisht ëmbëlsia e mbrëmjes ishte performanca e akrobates së vogël Maren Tare.

Të ndodhur përballë dilemash dhe vështirësish Agron Llakajt, Adelina Ismajlit, Ledina Çelos dhe Kastro Zizos ju desh që edhe në këtë gjysmëfinale të ishin të drejtpërdrejtë me komentet e tyre për të dhjetë  konkurrentët.

Teksa u treguan të kujdesshëm për t’i treguar gjithkujt se ky rrugëtim është vetëm fillimi i një ëndrre të madhe pavarësisht se vetëm dy prej tyre do të vijonin rrugëtimin drejt finales.

Emocionet sa vijnë e shtohen teksa ka mbetur edhe një natë gjysmëfinale. Ndaj për të mos humbur se cilët do të jenë 2 finalistët e fundit “Albania’s got Talent” ju fton të hënë e ardhshme në orën 21.00 vetëm në ekranin e Vizion Plus./vizionplus.tv 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›