E Martë, 3 Nëntor 2026

Zgjidhet Këshilli Drejtues i RTSH, në krye Fatjon Hoxhalli! Ja sa vota mori secili anëtar

Kuvendi zgjedh kryetarin dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së.

Fatjon Hoxhalli zgjidhet kryetar me 74 vota, duke mundur në përballje kandidatin Helidon Haliti.

Po kështu u miratuan të 10 kandidaturat e tjera për anëtarë të Këshillit Drejtues, ku ranë në sy edhe numri i votave.

Osman Mula mori më shumë vota pro nga të gjithë anëtarët e propozuar, me 84 të tilla dhe vetëm 3 kundër e një abstenim.

Rajmonda Bulku dhe Robert Budina më shumë vota kundër, me respektivisht 7 dhe 11, Budina njëkohësisht mori edhe më shumë abstenime me 9 të tilla.

Më pak u votua po Robert Budina me 66 vota si dhe Alket Braho me 55 vota pro, edhe pse në fund u miratuan si anëtarë të Këshillit.

Këshilli i mëparshëm u shkarkua po nga Parlamenti bashkë me kryetarin Leka Bungo, pas gjetjeve nga Komisioni i Mediave me shkeljet e shumta të bëra gjatë procedurës për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së.

Pas dëgjesave në Kuvend, Komisioni propozoi edhe kandidaturat për votim, që u zgjodhën ditën e sotme.

Votimi për Këshillin Drejtues të RTSH: -Enio Civici 77 pro, 7 abstenime, 2 kundër -Pano Xhixho 82 pro, 5 abstenime, 0 kundër -Alket Braho 55 pro, 26 abstenime, 6 kundër -Zamira Kita 77 pro, 8 abstenime, 1 kundër -Lorenc Vangjeli 72 pro, 6 abstenime, 5 kundër -Bujar Kapexhiu 75 pro, 4 abstenime, 5 kundër -Osman Mula 84 pro, 1 abstenim, 3 kundër -Petrit Beci 76 pro, 5 abstenim, 3 kundër -Rajmonda Bulku 78 pro, 3 abstenim, 7 kundër -Robert Budina 66 pro, 9 abstenim, 11 kundër -Elidon Haliti 57 kundër, 10 pro -Fatjon Hoxhalli 74 pro, 6 abstenime, 7 kundër

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›