E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjidhet Parlamenti i pare ne Bhutan

Per here te pare ne shtetin e vogel te Himalajeve, ne mbreterine e Bhutanit, eshte zgjedhur nje Parlament. Gati 300 mije qytetare ishin thirrur per te dhene votat e tyre per 47 vendet ne parlament. Ndryshime politike mes kandidateve te partive qe kane hyre ne keto zgjedhje, nga Partia Popullore Demokratike dhe nga Partia bhutaneze per Paqe dhe Mireqenie, pothuajse nuk ka. Te dyja keto parti mbahen si ithtare te oborrit mbreteror. Ato kane premtuar se do te ruajne traditat e vjetra.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›