Zgjidhet president i 46- të i SHBA, reagon Joe Biden

Joe Biden, ka bërë reagimin e tij të parë, pasi i zgjodh president i SHBA-së. Në mesazhin e tij ai thekson se “unë do të jem një President për të gjithë amerikanët”.
“Jam i nderuar që më ke zgjedhur mua për të udhëhequr vendin, shtetin ton të mrekullueshëm Puna përpara nesh do të jetë e vështirë, por unë ju premtoj këtë: Unë do të jem një President për të gjithë Amerikanët – pavarësisht nëse ju keni votuar për mua apo jo. Do ta ruaj besimin që më keni dhënë”, shkruan Biden. /rtsh.al