E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjidhja e lemshit ne Ballkan

Presidenti Obama tha pak kohe me pare per Irakun: "Ajo qe ne nuk duhet te bejme eshte te mos lejojme ndjekjen e nje qendrimi korrekt sikur synimet jane qartesisht te arritshme". Do te ishte nje hap i madh perpara, nese e njejta qasje do te ndiqej per Kosoven dhe Bosnjen. Ne te dyja keto vende ne jemi zene ne kurthin e politikes se "kutise", qe e ben te pamundur arritjen e stabilitetit dhe zgjidhjeve afatgjata, pavaresisht investimeve te medha ne njerez dhe burime per me shume se dy dekada. Kjo sepse ne vazhdojme te kembengulim se eshte e mundur, me shume presion dhe kuraje, te ngreme shoqeri multietnike funksionale ne Kosove dhe Bosnje, pa ndryshim te kufijve. Dhe ne kemi injoruar pa ndalur cdo te dhene per te kunderten dhe shenjuar si obstruksionist gjithkend qe flet hapur per nje qasje alternative. Realiteti eshte se as doza e kercenimeve apo joshjeve, duke perfshire anetaresimin e shpejte ne Bashkimin Evropian apo NATO, nuk do te bindin serbet e Bosnjes te heqin dore nga nje pjese domethenese e te drejtave dhe privilegjeve qe iu jane dhene atyre me marreveshjen e Dayton-it ne qeverine qendrore, teksa myslimanet e Bosnjes dhe komuniteti nderkombetar jane te vendosur ta bejne kete gje.

Serbet e Bosnjes jane te vendosur te kene kontroll te plote mbi fatin e tyre, dhe kane frike se, nese ata vazhdojne te transferojne autoritet te nje qeveri qendrore, me shume myslimane boshnjake do te jene ne kontroll. Rezultati fundor do te jete tension i vazhdueshem mes dy entiteteve boshnjake, nje vend jofunksional dhe perpjekje per shume vite te tjera nga politikanet e Perendimit - si zv/presidenti, Joseph Biden, ne viziten e tij te fundit - per te futur nje kontur katror ne nje vrime te rrumbullaket.

Une e di se per cfare jam duke folur: per me shume se 15 vjet kam qene nje nga njerezit qe jane marre me keto gjera. Me se fundi arrita te kuptoj se pervoja historike ne kete rajon ka ngjizur nje mendesi shume te ndryshme nga e jona. Ne presim qe njerezit ne Ballkan te mendojne dhe te reagojne sic duam ne: Nuk ka per te ndodhur. Ne Kosove realiteti eshte se shumica e serbeve kane ikur dhe nuk do te kthehen. Shume prej atyre qe kane mbetur e kane bere kete vetem sepse shpresojne ose besojne se ata mund ta injorojne qeverine qendrore te Kosoves se pavarur dhe vazhdojne te shohin nga Serbia per mbeshtetje politike dhe financiare. Keta serbe qe jetojne ne veri te lumit Iber sillen sikur ata te jetojne ne Serbi. Presidenti Tadic dhe qeveria e tij e moderuar jane te zene ne carkun e mbeshtetjes per serbet e Kosoves, me qellim parandalimin e nje zabullime nacionaliste, ndersa perpiqen te levizin drejt BE. Keto kontradikta po behen gjithnje e me te qarta. Por ky nuk eshte rreziku me i madh. Deri tani shqiptaret e Kosoves kane qene te duruar me refuzimin e serbeve te Kosoves per te njohur pavaresine e saj duke pritur qe komuniteti nderkombetar ta zgjidhe kete problem. Por politikanet e opozites ne Kosove kane nisur te kritikojne qeverine e tyre per pasivitet ne kete ceshtje. Ky frustrim do te rritet, duke cuar ne perkeqesime te metejshme te marredhenieve mes Kosoves dhe Serbise dhe komunitetit nderkombetar dhe duke cuar edhe ne rritje te dhunes ndaj serbeve te Kosoves. Ne te dyja vendet, Kosove dhe Bosnje, ne duhet te shqyrtojme zgjidhje te ndryshme - zgjidhje qe ne mund te mos na pelqejne dhe qe mund te kene komplikime, por qe mund te jene vertet te suksesshme. Kjo eshte e vetmja rruge, me te cilen komuniteti nderkombetar mund te perfundoje perfshirjen e tij ne Ballkan.

Ne Kosove kjo mund te nenkuptoje nje lloj ndarjeje te serbeve dhe shqiptareve, te kombinuar me njohje te perbashket, zotim per te drejta te plota ndaj pakicave dhe lloje te ndryshme karamelesh nga BE. Bosnja eshte me e koklavitur. Atje nje zgjidhje duhet te perfshije me shume mundesi nje qasje tjeter te marredhenieve brenda Bosnjes dhe duke lejuar Republika Srpska, pjesen serbe te vendit te ndare, te mbaje referendum per pavaresi. Kjo do te duhet te perfshije shume garanci per marredheniet ne te ardhmen, qe duhet te paraqiten si pakete e plote e drejtuar dhe e permbushur nga komuniteti nderkombetar. Ne te dyja rastet do te duhet te demonstrohet deshire dhe gatishmeri per te perdorur forcen ushtarake per te parandaluar dhunen gjate ketij procesi.

Ka nje arsye tjeter pse duhet te zgjerojme te menduarit tone. Ne ne Perendim veprojme sikur kontrollojme gjithcka ndodh ne rajon. Nuk eshte keshtu, sic ne fakt u deshmua me shperthimin e luftes ne 1990-1991 ne ish-Jugosllavi dhe me rritjen e Ushtrise Clirimtare te Kosoves ne 1997-1999. Fakt eshte se ne Bosnje dhe Kosove, forca vendore te pavarura mund t'i marrin gjerat ne duart e tyre dhe ne nje kohe te shkurter te nise nje dhune e re, te cilen ne do ta kemi shume te veshtire per ta ndalur. Dhe ne thjesht nuk mund te perballojme qe te behemi edhe me lemsh ne ate rajon. Ashtu si nje pijanec qe per hap te pare ka njohjen e faktit qe ka nje problem, ne kemi nevoje te pranojme se politikat aktuale nuk jane te efektshme. Vetem atehere kur te mendojme ne menyre konstruktive per zgjidhjet, atehere do te kete stabilitet afatgjate ne rajon.

(William Montgomery eshte ish-ambasador Amerikan ne Bullgari, Kroaci dhe Serbi- Mali i Zi dhe ish-keshilltar i Presidentit per Bosnjen)


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›