Zgjodhi vendlindjen jo emigracionin, fermeri i kumbullave që furnizon tregun dhe mban familjen përmes tyre

Bashkim Brija prej vitesh ka kthyer tokën e tij në pemëtore prej 10 dynymësh, të mbjellë me fidanë të kumbullave.
“Kam 10 dynym tokë, me këto mbaj familjen dhe e shes në punishte të rakisë. Jam shumë i kënaqur nuk ja sheh hajrin as Anglisë dhe asnjë vendi tjetër”, tha fermeri.
Veç sasisë që e ka për treg, një pjesë të mirë të prodhimit e përpunon duke e bërë raki dhe reçel për konsum familjar.
Bashkimi është i kënaqur me prodhimin e pemëve të tij, mban familjen dhe aktivizon edhe bashkëshorten. Në pjesën më të madhe të fshatrave rastet si Bashkimi janë të shumtë, që zgjedhin të aktivizohen në tokën e tyre e jo rrugën e ikjes.
/RTSH/