E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjohet Huntelar, Milan mund Udinezen 3-2

Kuqezinjtë kalojnë shumë shpejt në avantazh, pikërisht në minutën e 7’ me anë të Huntelarit. Në të 11’ dëmtohet Mansini dhe në lojë hyn Pato i cili shënon në minutën e 39’. Floro Flores ngushton distancat në minutën e fundit të pjesës së parë. Në pjesën e dytë është sërish holandezi Huntelar që çon rezultatin 3-1 në favor të Milanit. Pesë minuta para përfundimit të ndeshjes, i përhershmi Di Natale shënon golin e 17-të sezonal dhe Mialni fiton 3-2.Pas disfatës në derbi, dy barazimeve me Livornon dhe Bolonjën, Milani rikthehet te fitorja. Tashmë kuqezinjtë ndodhen 8 pikë pas Interit, duke shpresuar nga një dhuratë e napolitanëve që presin zikaltrit të dielën. Milan-Udinese 3-2 (Huntelar 7', 57', Pato 39', Floro Flores 46’, 86' Di Natale)Milan (4-3-3): Dida 5, Abate 6, Nesta 6, Tiago Silva 6,5 (40' Bonera 6), Favalli 6, Gatuzo 5.5, Pirlo 6, Ambrosini 6, Mancini (12' Pato 7), Huntelaar 7,5, Ronaldinjo 7.5 (77' Bekam 5). ( Abiati, Jankulovski, Flamini, Inzaghi). tr: Leonardo. Udinese (4-3-3): Handanovic 5,5, Isla 5, Coda 5, Zapata 6, Pasquale 6, Sammarco 5,5 (72' Pepe 6), Inler 6 (61' Lodi 6), Asamoah 6, Sanchez 5, Floro Flores 6 (72' Geijo 6), Di Natale 6.5. (Belardi, Cuadrado, Lukovic, Badu). tr: De Biasi. kartona të verdhë: Zapata, Isla, Gattuso, Lodi, Sammarco                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›