E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjohu, protestë në sheshin Skënderbej

Tiranë, 30 tetor, NOA - Lëvizja Zgjohu do të mblidhet sot paradite në sheshin Skënderbej në kryeqytet, për të organizuar një aktivitet proteste në lidhje me gjendjen e mjerueshme të këtij sheshi.

Sipas organizatorëve të kësaj proteste, protesta do të zhvillohet përkarësisht në pjesën përballë kioskës së Bashkisë së Tiranës mbi shatërvan, nga ana e monumentit të Skënderbeut.

Do të protestojmë për gjendjen e mjerueshme të sheshit Skënderbej dhe grabitjes së shatërvanit nga ana e Bashkisë së Tiranës për ta zëvendësuar me një kioskë-muze të Edi Ramës, thuhet në deklaratën e kësaj OJQ-je.

Protesta e saj zhvillohet në një kohë kur Edi Rama vetë po del jashtë Tiranës, për të zhvilluar një tjetër protestë, por si kryetar i Partisë Socialiste, atë në qytetin e Lushnjës.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›