E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhani Ciko drejton Koncertin e Jubileut ne Bari

style=positionrelativez-index2>

Orkestra Simfonike e Barit ka kenaqesine te ftoje mjeshtrin Zhani Ciko ne cilesine e dirigjentit te Orkestres per drejtimin e Koncertit lirik simfonik Simfoni dhe Arie te Operave Verdiane organizuar nga Komuna e Barit per te nderuar jubileun e 150-vjetorit te Bashkimit te Italise - thuhet ne ftesen zyrtare drejtuar mjeshtrit. Orkestra Simfonike e Barit e krijuar me 1968 perfaqeson nje nga Orkestrat e mirenjohura ne Itali. Ajo organizon stine te rregullta koncertore. Dirigjente te njohur boterisht si Kurt Sanderling Anatole Fistoulari krahas mjeshtrave si Nino Rota Luciano Berio Enio Moricone etj kane hipur ne podiumin e orkestres.

Gjithashtu solistet me te njohur te Italise dhe ne bote si Salvatore Accando Marcello Abbado Casadesus e shume te tjere kane bashkepunuar ne vite duke I sjelle prestigj ketij ansambli orkestror. Drejtore Artistike te Orkestres kane qene emra te shquar si Bruno Campanella Roberto de Simone dhe aktualisht Mjeshtri Marco Remzi aktualisht edhe drejtor i Konservatorit te Barit. Ne koncertin qe do te drejtoje ne daten 1 Qershor mjeshtri Zhani Ciko orkestra Simfonike e Barit do te perbehet nga rreth 60 muzikante.

Programi i koncertit do permbaje nga repertori i kompozitorit G. Verdi qe eshte simbol i periudhes historike te Bashkimit te Italise pjese qe lidhen me kete atmosfere si Simfonite nga operat Nabucco Forza del destino I vespri siciliani arie dhe duete nga operat Macbeth Aida Luisa Miller Traviata etj. Mjeshtri Zhani Ciko e ka pritur me shume kenaqesi ftesen. E konsideroj si nje nder te vecante qe me eshte besuar drejtimi i nje koncerti verdian ne diten e jubileut te Bashkimit te Italise ne Bari qe vec te tjerave eshte dhe vendi ku jetojne dhe shume bashkekombes. Nje shqiptar ne podiumin e dirigjentit ne sheshin historik Cavour pikerisht aty ku eshte dhe pllaka perkujtimore per Luigj Gurakuqin i rrit shume emocionet e mia per kete eveniment sa profesional kaq edhe historik. Jam i mbushur me mirenjohjen me te thelle per te gjithe qe me kane besuar dhe nderuar jo vetem per muziken por dhe perfaqesimin si shqiptar. Dhe kjo ka vlere jo vetem per mua.

Re. Ku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›