E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhbogar Vendimi per MSA ne fund te qershorit

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar deklaroi se deri në fund të qershorit pritet që BE të marrë vendimin për Kosovën sa i përket procesit të Stabilizim Asocimit.

Zhbogar thekson se Kosova ka perspektivë evropiane sikur shtetet tjera në rajon. Sipas tij,ben te ditur Kosovapress, MSA-ja është proces i pakthyeshëm dhe hapi i parë drejtë BE-së dhe se kjo e fundit, marrëveshje të tilla nënshkruan vetëm me shtetet që mund të jenë pjesë e Bashkimit Evropian në të ardhmen. Deklaratën e tij, Zhbogar e bëri gjatë një takimi me gjimnazistë të Prishtinës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›