E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhbogar vizitoi Komunën e Graçanicës

Në kuadër të fushatës së vizitave të secilës komunë në Kosovë, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, sot ka vizituar komunën e Graçanicës, për t’u njoftuar për së afërmi me zhvillimet në këtë komunë.

Fillimisht, ai u takua me Kryetarin e Komunës së Graçanicës, z. Bojan Stojanovic, dhe me bashkëpunëtorët e tij, me të cilët diskutoi për zhvillimin ekonomik të komunës, rolin e BE-së në investimet në këtë komunë si dhe për të ardhmen evropiane.

Zhbogar, u takua me organizatat joqeveritare në një tryezë të rrumbullakët ku u debatua për të ardhmen e kësaj komune, ndërsa më pas vizitoi Kishën “Sveta Petka”, e cila është restauruar nga fondet e Bashkimit Evropian.
Në fund të vizitës së tij, Zhbogar dha një intervistë për radion lokale të kësaj komune ku shprehi mendimet e tij lidhur me zhvillimet në këtë komunë. Vizitat në kuadër të fushatës “Është koha për Evropë” do të vazhdojnë edhe gjatë muajve në vijim./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›