Zhduket personi që goditi makinën e Berishës, policia thotë se nuk e ka arrestuar
Halit Hoxha, 53-vjeçari që goditi tre ditë më parë me gurë makinën e kryeministrit Berisha në Burrel, është zhdukur.
Banorët e Burrelit thonë se ai është arrestuar dhe mbahet në polici që prej momentit kur sulmoi makinën e Berishës, por policia nga ana e vet thotë se nuk e ka arrestuar atë.
Sipas gazetës Shqip, policia mohon shoqërimin e tij në komisariat, duke u shprehur se nuk ka pasur asnjë incident, duke u përpjekur kështu ta fshehë sulmin ndaj makinës së Berishës.
Dyshohet se ai është duke u mbajtur në ambientet e policisë për shkak të dhunës së ushtruar nga policia dhe shenjave që i kanë mbetur prej saj./b.l