E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhgënjimi në PD, me Berishën apo…? Flet i riu që iu bashkua Foltoreve të Salianjit: Qëllimi i lëvizjes është që PD të jetë fituese

Oresti Berberi, anëtar i kryesisë së FRPD në një intervistë në “Newsroom” në ABC News foli për situatën në PD dhe lëvizjen e Ervin Salianjit.

Gjatë intervistës ai tha se lëvizja e Salianjit është e domosdoshme për PD. Ndërsa shtoi se PD ka nevojë për një riorganizim dhe frymë të re.

“Kam mbështetur qëllimin e Salianjit për të pasur një riorganizim të PD, një frymë të re. Lëvizja e Ervin Salianjit ka bërë që PD të mbledhë forcat. Akuzat e Berishës vijnë në panik e sipër, jo vetëm nga lideri, por edhe nga njerëzit që mban pranë vetes. Akuzat kanë qenë pa baza pa prova e fakte konkrete”, u shpreh ai.

Më tej nënvizoi se PD ka një sërë problematikash, duke shtuar se qëllimi kryesor është fitorja e PD.

“Lëvizja mbështetet nga anëtarët e PD, simpatizantët e saj. Duhet rienergjizim me emra të rinj në PD. Pasi në këtë parti ka një sërë problematikash, por qëllimi kryesor është fitorja e PD. Në parti nuk ka mekanizëm, as struktura. Prandaj është nevoja për ripërtëritje, duhet një ndryshim real brenda në PD dhe kjo kërkon një mbështetje reale”, tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›