E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhirondinët, mision i lehtë me Olimpiakosin

Fitorja minimale 1-0 tre javë më parë në Greqi u jep francezëve qetësinë për të bërë një lojë të kujdesshme, duke mos rrezikuar. Nga ana tjetër, Olimpiakosi nuk ka çfarë të humbasë dhe në sfidën e sotme do kërkojë të bëjë të pamundurën për të befasuar ekipin e Loran Blankut.

Për trajnerin vendas nuk do të jenë në dispozicion Henrike dhe Planus, të dy të dëmtuar. Gjithashtu, në dyshim është mesfushori Alu Diarra. Nëse ia del të kualifikohet, kjo do të jetë e para herë në histori që Bordoja arrin deri në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Bordo – Olimpiakos (1 – 0), formacionet e mundshme:

Bordo (4-2-3-1): Karaso; Shalme, Siani, Sane, Tremulinas; Menegaco, Fernando; Vendel, Plasil, Gurkuf; Çamak. Trajner: Blank

Olimpiakos (4-3-3): Nikopolidis; Torosidis, Melberg, Papadopulos, R.Bravo; Mareska, Ledezma, Stoltidis; Lualua, Dudu, Mitroglo. Trajner: Bandoviç

Gjyqtar: O. Benkerença (Portugali)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›