E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhurma e vuvuzelave

Gjinekologu Johanes Van Vrejsvijk dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit

Nga Behxhet Sh. Shala*

Mbarësim natyral apo fekondim artificial:

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të EULEX-it, Johanes van Vrejsvijk disa herë ka paralajmëruar arrestimin e zyrtarëve të lartë të institucioneve të Kosovës duke mos i kursyer as ata që janë në majën e piramidës institucionale. Madje, edhe për kryeministrin e Kosovës ka thënë se nuk është mbi ligjin duke ia dërguar kështu një kërcënim të butë.

Me kryeparlamentarin e Kuvendit të Kosovës ka vendosur një komunikim të rregullt përmes mediave elektronike dhe të shkruara. Kanë rënë në dashuri, me një fjalë. Duke e akuzuar se po ndërhynë në punën (pavarësinë) e gjyqësorit. Mirëpo nuk ka dashur ta pranojë se edhe fillimi i hetimeve për korrupsion ka qenë i motivuar politikisht e sidomos dështimi tashmë evident i luftimit të korrupsionit është i motivuar politikisht. Vet gjinekologu van Vrejsvijk ka rënë në ndikim politik në fillim të hetimeve e sidomos tash kur po cakton afate gjinekologjike se kur do të vilen të korrat e asaj që janë mbjellur.

Në fillim kjo luftë kundër korrupsionit ka qenë e drejtuar ekskluzivisht kundër një subjekti politik (PDK) në mënyrë që të bëhet disiplinimi i saj përmes shantazhit të cilën ndërkombëtarët e përdorin si armën më të fuqishme, që nga përfundimi i luftës e deri më sot. Nuk është ky konstatim vetëm i imi.

Të njëjtin model e kanë përdorur edhe në zgjedhjet e fundit lokale duke bërë përpjekje ta formojnë një mozaik tjetër politik ku do të bëhej balancimi i përfaqësimit të subjekteve politike. Duke e dobësuar PDK-ën dhe duke bërë përpjekje ta forcojnë LDK-në apo duke krijuar alternativë me ndonjë subjekt të ri politik.

Krejt kjo ndërhyrje solli për rezultat se Kosova mbeti pa opozitë ngase u ngulfat hapësira për veprim, si të atij opozitar ashtu edhe atij qytetar. Subjektet e reja politike nuk formoheshin si nevojë për një frymë të re apo veprim të ri politik por si vullnet, dëshirë apo nevojë e ndonjë ambasadori apo diplomati. Dinamika dhe përmbajtja e këtij rikonfigurimi politik po varet ekskluzivisht nga potenca e ndërkombëtarëve. Sa më potent të jetë sponsori ndërkombëtar i subjektit të ri politik aq më impotent do të jetë subjekti i formuar.

Në këtë mënyrë u bë libanizimi i skenës politike kosovare. Apo afganistanizimi (organizimi fisnor) i institucioneve të Kosovës. Nuk mbeti asnjë anëtar i fisit politik pa u punësuar në një vend pune që, në situata normale as në ëndërr nuk do të kishin mundësi ti realizonin. Jo pse u mohohet e drejta për të ëndërruar por se nuk kanë ditur se ekzistojnë vende të tilla të punës. Ata pak intelektualë që kanë pasur dije dhe dinjitet, brenda natës u shndërruan në politikanë dhe shërbyes civilë të politikanëve injorantë dhe hajdutë. Prandaj jemi në fund të pusit.

Dhe do të mbesim edhe një kohë të gjatë aty. Kosovës i mungon hapësira demokratike prandaj edhe frymëmarrja demokratike është e vështirësuar. Nga politika e kontaminuar vendore ndërsa ndotësit më të mëdhenj të ajrit janë ndërkombëtarët. Në Kosovë çdo gjë ka çmim; llaskucëria, fleksibiliteti, dëgjueshmëria, mungesa e dinjitetit dhe joprofesionalizmi shpërblehen ndërsa vlerat e vërteta ndëshkohen dhe margjinalizohen. Humbja e fytyrës është shumë e lire, ruajtja e saj nuk ka çmim.

Prandaj, vetëm pas 11 vjetëve po e kuptoj vendimin e një gazetari të shkëlqyer, Ibrahim Osmani që u tërhoq vullnetarisht nga gazetaria dhe jeta publike për të mos qenë pjesë e kësaj kënete morale. Gjithashtu po e kuptoj pse Baca Adem nuk u inkuadrua dhe besoj shumë se as që do të inkuadrohet në këtë farë politike ku më së paku bëhet politikë e më së shumti matrapazllëqe të arrivistëve që interesin e Kosovës e kanë identifikuar me interesin personal. Janë bërë milionerë duke vjedhur gjakun dhe djersën e të tjerëve.

Nëse Adem Demaçi ka vlerësuar se nuk mund të ndikojë në ndryshimin e gjendjes, çka atëherë kërkojmë ne, disa donkishotë të cilët pashmangshëm, herët a vonë do të përfundojmë aty ku janë sot Ibrahim Osmani dhe Baca Adem ?.

Po ti ktheheni tash heroit të përrallës, gjinekologut të EULESH-it që po bën përpjekje të kontrabandohet si kryeprokuror dhe luftëtar kundër korrupsionit, z. Vrejsvijk. Brenda ditës u bë yll, dikush po thotë pornografik në aspektin e mbrojtjes së ligjit, ndërsa brenda muajit u bë një copëz e kometës që u shua pasi u ndesh me Kodrën e Dragodanit. U shua krejtësisht duke u shndërruar në hi dhe tash po bën përpjekje false të shndërrohet në Feniks në luftë kundër korrupsionit. Në këtë aspekt është shumë më i dinjitetshëm Jakup Krasniqi sepse mbajti një qëndrim të fortë pozicional dhe asnjëherë nuk iu shurdhuan vuvuzelat. Madje, pa asnjë dyshim, edhe si prokuror do të ishte më i mirë dhe më parimor se ky fare Vrejsvijku.

Ndërkaq që vuvuzelat e gjinekologut Vrejsvijk u shndërruan në pordhë të ftohtë. E filloi me pordhë të zhurmshme, e përfundoi me ate që e thashë më lart. Në përpjekje të parë serioze për tu përballur me krimin e organizuar u shndërrua edhe vet në krim të organizuar dhe të korruptuar. E korruptoi ligjin.

Pasi e mori kartonin e verdhë nga pasardhësi i Tinës, u zhduk nga skena. Së bashku me Fejtin dhe pensionistin nga Franca, Iv de Kermabon, boss i EULEX-it dhe vet gjinekologut. Tash po thotë se po hetohen edhe subjektet tjera, madje edhe në Mitrovicën e Veriut. Po përpiqet që luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ta vendosë në rrafshin shumëdimensional, rrafshin spekulativ duke e balancuar midis subjekteve politike dhe jopolitike. Po e teston nëse arrestimi i filan fistekut do ta destabilizojë situatën e sigurisë. Dhe kjo është bingo për të gjithë hajdutët dhe kriminelët.

Është porosi se mund të vidhni dhe ti bëni të gjitha të zezat vetëm mos e destabilizoni situatën.. I ka dhunuar qytetarët e Kosovës duke caktuar data dhe muaj kur do të ndodhin arrestimet. Hetimet dhe arrestimet e mundshme i ka shndërruar në bastore në të cilat janë përfolur emra, pozita dhe data konkrete. Gjinekologu Vrejsvijk dhe ata që e kanë mbështetur dhe suportuar (shprehje e një deputeti injorant të Kuvendit të Kosovës pensionimin suplementar të të cilit e përkrah fuqishëm) e kanë arritur efektin psikologjik me metoda gebelsiane.

Ky farë prokurori është treguar joprofesional, i pasinqertë, joserioz dhe i pamoralshëm ndaj qytetarëve të Kosovës dhe profesionit të tij. Për motive politike, tërë kohën ka manipuluar me opinionin dhe qytetarët. Me deklarimet e tij të fundit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e ka shndërruar në akt seksual apo pornografi ligjore. Pse e them këtë, mund të pyesni me të drejtë?.

Sepse, nëse në fund të muajit qershor të vitit 2010 deklaron se në marsin e vitit 2011 do të vjelim rezultatet, a nuk ju duket si akt seksual, që përfundon me një shtatzëni të padëshiruar?. Nëse fekondimi është i suksesshëm dhe shtatzënia zgjatë 9 muaj deri sa të lind foshnja, po aq kohë i duhen gjinekologut van Vrejsvijk ti korrë rezultatet e asaj që e kanë mbjellë të tjerët. Duket se këtu kemi të bëjmë me abort të qëllimshëm ku gjinekologu Vrejsvijk në rolin e një mamie të pandërgjegjshme e mbytë foshnjën, ende pa lindur.

Ndërkaq, ajo lista e gjatë e personave të dyshuar për korrupsion që e paska falltari i EULESH-it dhe që i paska dorëzuar kryeprokurorit të Kosovës, më shumë i ngjanë Listës së Shindlerit, e që në fakt nënkupton shpëtim

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›