E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zhvarroset një kufomë në Elbasan/ Ka dyshime të forta se i përket Renato Hamzës që u zhduk vite më parë

Rihapen hetimet për zhdukjen e këngëtarit nga Elbasani, Renato Hamza.

Burimet nga Prokuroria bënë të ditur se kanë kryer zhvarrosjen e një kufome ende të paidentifikuar që u gjend një vit më parë në një fshat të Librazhdit, prej të cilës janë marrë kampione ADN-je. Kjo pasi dyshohet se eshtrat i përkasin 21-vjeçarit Renato Hamza, zhdukja e të cilit vijon të mbetet mister.

Hetuesit kanë dyshime se këngëtari i muzikës ‘tallava’ mund të jetë ekzekutuar nga një grup kriminal që operon në zonën e Shqipërisë së mesme, pasi mund të ketë qenë dëshmitar i një ngjarjeje kriminale.

I riu u zhduk në qershor të vitit 2014, pas një telefonate anonime që mori teksa ndodhej në banesë me prindërit e tij dhe bashkëshorten.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›