E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvarroset sot komisari Gani Malushi, do të prehet tek Varrezat e Dëshmorëve

TIRANË- Pas dhjetë vitesh nga vrasja e komisar Gani Malushit, ky I fundit pritet të rivarroset në Varrezat e Dëshmorëve.

Komisari i ekzekutuar më 6 gusht të vitit 2003 përpara drejtorisë së Policisë së Durrësit, pritet të zhvarrosur sot nga varrezat e Sharrës në Tiranë për tu varrosur tek Varrezat e Dëshmorëve.

Gani Malushi është shpallur " Deshmor i Atdheut".më 16 nëntor të vitit 2004.

“Në kuadër të 10-vjetorit të rënies, nesër, më datë 06.09.2013, në orën 11.00, në Varrezat e Dëshmorëve, organizohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ceremonia e varrimit e "Dëshmorit të Atdheut" Gani Malushi", thuhet në njoftimin e policisë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›