E Martë, 3 Nëntor 2026

Zhvillimi i turizmit rural në Tepelenë

Shtegëtimi i bagtëtive nga stanet drejt kullotave përgjatë gjithë vitit, është një rit i lashtë i blegtorëve,  në gjithë bashkitë e jugut. Pritet që shumë shpejt ai të përfshihet në projekte të përbashkëta mes Fondit Shqiptarë të Zhvillimit dhe disa bashkive.

Një prej tyre është edhe Bashkia e Tepelenës. Sipas kryetarit Tërmet Peçi shtegëtimi i bagëtive dhe zhvillimi blegtorisë, bujqësisë dhe turizmit malor janë të lidhura ngushtë edhe më përmirësimin e infrastrukturës në zonat rurale. Projekte të shumta janë realizuar në këtë drejtim , por më i fundit që pritet të marrë dritën jeshile të miratimit dhe më pas të  finacimit është dhe ai  që shtrihet nga malet e Kurveleshit deri në bregdet.
 
Përveç zonave rurale edhe infrastruktura në qytetin e Tepelenës ka përmirësime të dukshme dhe falë bashkëpunimit dhe finacimit të projekteve nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›