E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zhvillohen sot zgjedhjet për Kryetar në 18 degë të PD-së

Komisioni i Organizimit Elektoral të Partisë Demokratike njofton se sot po zhvillohen zgjedhjet për Kryetar në 18 degë të PD-së.

Procesi i votimit është hapur në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00. 

Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 18.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar.

Degët ku zhvillohen zgjedhje janë Cërrik, Patos, Gjirokastër, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Tepelenë, Pogradec, Kukës, Has, njësitë e Tiranës 3, 9, 13, Kamëz, Kavajë, Vlorë, Delvinë, Sarandë.

/rtsh/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›