E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvillohet Task Forca e Arrorëve dhe Shegës

Nën drejtimin e kryeministri Berisha sot  u mblodh Task Forca e Arrorëve dhe Shegës, ku u diskutua për punën e bërë  deri më tani nga grupi i punës dhe specialistët  për gjendjen e studimit të  këtij projekti të rëndësishëm.  Në fjalën e tij kryeministri tha, se ky është një nga projektet më të rëndësishme në historinë e vendit dhe projekti më transformues i prodhimit të fruti - kulturës në vend dhe tashmë duhet të nisë puna  për përshtatjen  e tij me kushtet reale të vendit.

Duke vlerësuar materialet e  botuara të cilat përbëjnë një bazë serioze solide, kryeministri theksoi se promovimi i këtij projekti  duhet të shumëfishohet .  “Ne duhet të bëjmë gjithçka për të bindur fermerin shqiptarë në  leverdinë më të madhe se te çdo gjejnë tjetër do ta gjejnë në mbjelljen e drurëve frutorë arrorë.  Ne duhet të krijojmë konceptim e krijimit të pyjeve me arrorë”, u shpreh kryeministri.  Ai theksoi se duhet bërë gjithçka për të përshtatur e për të mobilizuar të gjithë potencialet energjitë tona për suksesin e këtij projekti.

Ministri i Bujqësisë Genc Ruli në fjalën e tij theksoi se puna po vijon me analizat e tokës, analizat agrokimike, biologjike, analizat e kushteve klimatike, si dhe po vlerësohet dhe inpakti  ekonomik që do të ketë implementimi i këtij projekti.  Ai tha se po përfundon  përcaktimi i zonave ku do të mbillen arrorët, po përcaktohet ndërhyrja në blloqet ekzistuese dhe përcaktimi i strukturave varietore me kultivarë ekzistues autoktonë, por po shqyrtohen edhe mundësitë për të futur varietete të huaja që përshtaten me kushtet klimatike dhe tokësore tw vendit.  Ministri Ruli theksoi se do të zhvillohen takime dhe diskutime edhe me grupet e interesit si një element i rëndësishëm ky edhe i fushatës  së promovimit dhe ndërgjegjësimit.

 

Gjatë fjalës së tij kryeministri Berisha u shpreh:

“Së pari dëshiroj t’ju përgëzoj për  punën që  keni bërë deri më tani, një punë shumë e çmuar, në të cilën ju dhe bashkëpunëtorët  tuaj keni arritur të konturoni  projektin më të rëndësishëm kombëtarë në fushën e bujqësisë në tërësi, pemëtarisë  në veçanti,  zhvillimit të qëndrueshëm,  luftës kundër  varfërisë.

Pa mëdyshje, projekti i arrorëve është dhe do të jetë, projekti më i madh në historinë e këtij vendi,  por do të jetë gjithashtu edhe projekti më transformues i prodhimit të fruit - kulturws në këtë vend.  Ky projekt  përben përshtatjen me kushtet reale të vendit , shfrytëzimin maksimal të të gjitha potencialeve që Shqipëria  ka si një vend  i mrekullueshëm  arrorë,  si rrallë ndonjë vend tjetër dhe me punën e bërë gjer më tani mendoj se në tërësi është konturuar  vizioni  për këtë projekt.

E kam theksuar dhe e theksoj se  ky projekt është shumë më kompleks dhe më i vështirë sesa projekti i ullirit.  Në qoftë se ulliri përben një traditë shekullore për fermerët shqiptarë, përveç gështenjës, arrorët e tjerë pothuajse nuk kanë ekzistuar  si plantacione prodhimi, ose kanë ekzistuar tepër të rralla. Ky projekt kërkon një ndryshim rrënjësor të mendje, dhe  qëndrimit të të gjithë politik bërësve.  Kërkon një konceptim të ri, një qëndrim krejt të ri, ndaj të gjithave institucioneve dhe hallkave të politikave të zhvillimit.  Kërkon një zhvillim rrënjësor në mendjen e fermerëve shqiptarë, kërkon realisht një orientim të ri, në politikat tona  të zhvillimit të qëndrueshëm rural të bujqësisë të fruti -kulturës në tërësi.

Çdo herë që ndalesh, shqyrton,  analizon  këtë projekt e gjen gjithnjë dhe më të goditur, më të përshtatshëm se çdo projekt tjetër.  Pavarësisht nga vështirësitë reale që ekzistojnë, ne duhet ta marrim këtë me vendosmërinë më të madhe.  Dy vjet më parë shumë rrallë mund të gjeje njëri që të besonte se në një hark kohor dy vjeçar ulliri do të kishte këtë përqafim këtë angazhim kaq të madh dhe kaq masiv.

Projekti  i arrorëve që ka filluar të diskutohet pak kohë më parë, por aplikimet janë shumë shpresë dhënëse.   Mendoj se materialet që ju keni  botuar dhe keni bërë shumë mirë, përben një bazë serioze solide, por promovimi i këtij projekti  duhet të shumëfishohet .  Ne duhet të bëjmë gjithçka për të bindur fermerin shqiptarë në  leverdinë më të madhe se te çdo gjejnë tjetër do ta gjejnë në mbjelljen e drurëve frutorë arrorë.  Ne duhet të krijojmë konceptim e krijimit të pyjeve me arrorë. Ekzistojnë pyjet e gështenjës, pro duhet të shtrihemi më tej duhet të shtrihemi tek pyjet e arrave, lajthive, bajameve shegës.

Unë e di që ju keni punuar dhe po punoni për identifikimin e sipërfaqeve që do të përdoren për arrorët, por ju e dini që arrorët kanë një meritë mbillen dhe aty ku nuk mbillet asgjë dhe kjo është një e vërtet. Në të gjitha brigjet e lumenjve përrenjtë  e këtij vendi mund të mbillen miliona arrorë. Pra, ne duhet të kemi një ambicie që mundësisht të 200 fishojmë rrënjët ekzistuese.  Ne duhet të parashikojmë kullota gëmusha të ashtu quajtura pyje që s’kanë asgjë të përbashkët përveç gjetheve të kaçube, me pyjet, ne duhet të marrim sipërfaqet për ti shndërruar  ato në plantacione arroresh.  Duhet të bëjmë përpjekje të mëdha për fidanët dhe ju i keni të qartë specifikat e tyre, në rastin e arrës të shartimit apo dhe të tjera që ju si specialist i njihni më mirë.

Kështu që le të bëjmë gjithçka për të përshtatur për të mobilizuar të gjithë potencialet energjitë tona për suksesin e këtij projekti.  Nuk është e thjeshtë, por është absolutisht e mundshme.  Le të fillojmë me kualifikimin e njerëzve, ne kemi qindra e mijëra  specialistë në bujqësi, por ne nuk kemi  ekipe dhe specialistë të nevojshme për arrorët.  Ky projekt duhet të ketë grupet e veta të fuqishme  në  Ministrin e Bujqësisë, në Qendrën e Transferimit të Teknologjive, në Institutin Bujqësor, kudo. 

Ne tani duhet të krijojmë laboratorët më të mira.  Sepse nëse ka pasur një sektor i injoruar dhe  i bojkotuar kanë qenë arrorët, jetim në  tërësinë e tyre, përveç plantacioneve të gështenjave, për të cilat nuk  është treguar kujdes shumë i madh.  Janë dëmtuar në mënyrë të jashtëzakonshme në vitet  1990 dhe viktima më e madhe ka qenë arra për vlerat e sa drusore, sepse varieteti  i arrës që rritet tek ne është më dru shumë  të bukur.

Ndaj,  tani ne duhet të përcaktojmë planin e detajuar të veprimit.  Ne duhet të ngulisim konceptin e pyjeve frutore, ne duhet të bëjmë gjithçka për krijimin e kushteve të tyre dhe duhet të  theksojmë se në infrastrukturë  pas rrugëve projekti i dytë i madh do të jetë vaditja, dhe në do të bëjmë gjithçka që të gjitha këto dru frutorë që do të mbillen të ketë edhe ujë, sepse është i rëndësishëm ”. 


15/06/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›