Zhvillohet Konventa e Federatës së WBF

është zhvilluar për herë të parë në Shqipëri konventa e Federatës së Boksit WBF në Shqipëri.
Të pranishëm kanë qenë përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, drejtues të WBF dhe boksit shqiptar.
Zëvendës ministri i Kulturës, Dashnor Bajaziti në fjalën e tij vlerësoi mbajtjen e konferencës. Bajaziti falenderoi zotin Ylli Ndroqi, Presidentin e Nderit të WBF për kontributin e tij në boksin shqiptar. "Falenderoj zotin Ylli Ndroqi. Ju uroj suksese dhe punë të mbarë në këtë konventë", u shpreh ai.
Presidenti i Nderit të Federatës së Boksit WBF, promotori i boksierit Kreshnik Qato, zoti Ylli Ndroqi falenderoi pjesëmarrësit që erdhën në Shqipëri në këtë konferencë. "Jam krenar sot me jush, që zhvillohet një konferencë në nivel kaq të lartë, të boksit shqiptar profesionist. I uroj punime të mbara Konfederatës", tha ai.
Haward Godberg, President i Federatës tha se të jesh kampion në boks nuk është e lehtë. "Por ne kemi një numër të madh kampionësh e kampionesh në boks", theksoi ai.
"Mua nuk më pëlqen të humbas. Punoj me njerëz të suksesshëm. Me njerëz që punojnë si një skuadër", tha Godberg. "Federata do qendrojë në Shqipëri", tha ai, "nuk do lejojë asnjë parregullsi, do koordinojë punën që të plotësohen të gjitha standardet".