E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zhvillohet në Berat trofeu i motoçiklizmit “Enduro Albania 2024”

TIRANË, 30 shtator /ATSH/ Në shtratin e lumit Osum në Berat është zhvilluar trofeu “Enduro Albania 2024”.

Në këtë kampionat të organizuar nga “Enduro Albania” dhe Federata Shqiptare e Motoçiklizmit dhe e mbështetur nga Bashkia e Beratit, morën pjesë garues nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe të Kosovës, njoftoi Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Në garat individuale dominuan shqiptarët e Kosovës, Blerim Aliji, Arbenit Beqiraj dhe Eurolind Morina, që u renditën në 3 vendet e para.

Kampioni kombëtar i 3 garave të Enduros ishte Arbenit Beqiraj.

/r.e//a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›