E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zhvillohet në Kaliforni Kampionati Botëror i Sërfit për qentë

Qentë e kanë të lehtë të notojnë, por ka prej tyre që kanë mësuar tashmë të bëjnë edhe Sërf, madje në Oqeanin Paqësor.

Në Kaliforni u zhvillua Kampionati Botëror i Sërfit për qentë. Qentë shihen tek mbajnë  veshje të posaçme për të notuar. Disave prej tyre pronarët ju kanë vendosur edhe syze dielli,  për të shmangur rrezatimin e fortë që uji bën në sytë e tyre, duke shkaktuar edhe djegie herë pas here.

Më të ngazëllyer janë pronarët e qenve. Ata i drejtojnë drejt detit, ndërsa qentë e racave të ndryshme shihen teksa ngasin valët drejt bregut.

Dan Nyaolayao pronari i qenit sërfist me emrin Cherie, një bulldog francëz flet plot krenari për qenin e tij. “ Cherit i pëlqen të qëndrojë në bord, si një gur i madh. Ajo ul pak shpinën, dhe gjoksi i ulet poshtë, ndërsa shijon këtë aventurë në det”, thotë ai.

Një tjetër pronar thotë se qeni i tij e shijon shumë këtë garë dhe e merr dallgën si të vijë dhe e shijon udhëtimin.

Ndërsa qentë bëjnë sërf, shumë njerëz i ndjekin dhe e shijojnë gjithçka ju ofron deti dhe gara e qenve sërfist.

Gazetare: Teuta Shamku

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›