E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvleresohet serish Italia

Agjencia e kreditimit Moodys Italia zhvleresohet serish. Vetem nje muaj pas zhvleresimit te bere nga agjencia e kreditimit Standart and Poors kete here eshte agjencia Moodys qe ka reduktuar nivelin e kreditimit te Italise duke e ulur ate nga Aa2 ne A2 nen nje kendveshtrim negativ.

Ne deklaraten e saj zyrtare Moodys ka sqaruar se ky vleresim vjen per shkak te paqartesive ekonomike e politike te treguara nga Italia te cilat shtojne edhe rrezikun per nje recension ekonomik. Me tej agjencia amerikane nenvizon me qartesi te plote se po rritet nga dita ne dite rreziku i nje falimentimi te Italise. Pavaresisht se kostoja e huave ne bankat italiane eshte ulur dhe nivelet e borxhit ne sektoret private kane mbetur ne kufijte e duhur serish tregu financiar Italian ndihet I kercenuar dhe eshte kthyer kunder euros. Pas vendimit te Moodys kryeministri Italian Silvio Berluskoni ka reaguar menjehere duke deklaruar se ky vleresim ishte I pritshem. Ai theksoi se qeveria italiane po punon me angazhim maksimal per te arritur objektivat ne buxhetin e shtetit. Ai u shpreh se plani per te balancuar buxhetin e qeverise deri ne 2013 eshte aprovuar nga Komisioni Europian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›