E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhytje dhe peshkim pa pajisje, kampioni italian Bardi në Sarandë

Kampioni botëror i garave të peshkimit në Apnea, italiani Marco Bardi ka dhuruar surprizën më të bukur të kësaj stine verore për qytetin e Sarandës.

Amatorë dhe profesionistë të peshkimit dhe të zhytjes në det, notarë ish-rekordmenë të Sarandës dhe pushues të shumtë të grumbulluar tek Gjiri i Bukonviles janë bërë pjesë e manifestimit dhe garës së zhytjes dhe peshkimit pa përdorur pajisje ajri.

51-veçari italiani Marco Bardi ka treguar se ai vazhdon të jetë në standarte rekordmeni vetem me mushkëritë e veta, me kapacitet pulmonar, që arrin në 6.5 litra.Ndër kulmet e aftësive të tij gati mbinatyrore brenda një dite Marco Bardi ka arritur të kapë 65 peshq me një peshe totale prej 80 kg.

Kryebashkiaku i Sarandës, Stefan Çipa ka vlerësuar cilësitë sportive, qe ka ky kampion.
Marco Bardi prej 20 vitesh ushtron kete lloj sporti dhe eshte shpallur dy here kampion i Italise per kategorine e pare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›