E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zidane 15 milionedollare qe loboiper Katarin

TIRANE- Zinedine Zidane ka marre 15 milione dollare per te lobuar per Katarin ne fitimin e kandidatures per Boterorin 2022.

Lajmi behet i ditur nga revista amerikane The New Republic qe shkruan se ishte kjo shifra per te cilen kishin rene dakord ish-mesfushori i kombetares franceze dhe vendi i Lindjes se Mesme.

Edhe ne rast disfate Zizu do te merrte 3 milione dollare per lobimin e tij. Revista amerikane shkruan madje se organizimi i Boterorit 2022 me shume sesa Katari vete u fitua nga Zidane.

Ne fakt imazhi i ketij te fundit ne momentin e dhenies se verdiktit te FIFA-s ishte emblema e asaj cfare ndodhi te enjten ne Zyrih. Po ashtu humbja ne kete konkurrim nuk eshte pritur mire nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Te enjten presidenti Barak Obama e quajti vendimin te gabuar nderkohe qe akuza ka pasur edhe ne media te ndryshme. Ne Angli Daily Mail citon Wikileaks duke thene se Boterorin e vitit 2018 e fitoi nje shtet mafioz si Rusia. Ne Holande gazeta AD akuzon FIFA-n per korrupsion nderkohe qe edhe media te tjera i kane quajtur te diskutueshme vendimet e marra nga Komiteti Ekzekutiv.

Nje tjeter akuze e bere nga mediat holandeze eshte se nga 9 kandidaturat fitoi vendi me pak demokratik Rusia.

e.n/A.Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›