Zidane: Ju bëni punën tuaj, unë timen. Dy pikë të humbura sot

Në fund të ndeshjes kundër Villarreal, trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka dalë para gazetarëve duke theksuar se skuadra e tij ka humbur dy pikë. “Sot meritonim më shumë. Zëvendësimi i Mariano Diaz? Nuk luan prej shumë kohësh dhe ndihej i rraskapitur. Lajmet për Isco, i cili dëshiron të largohet nga Reali? Nuk mund të flasim për gjëra që qëndrojnë pas. Isco është këtu dhe kaq mjafton. Ndeshja? Kemi humbur dy pikë sot. Lojtarët e mi duhen falenderuar për përpjekjen që kanë bërë në këtë ndeshje. Kritikat? Ju djema vazhdoni të bëni punën tuaj, ndërsa unë të bëj punën time. Hazard? Duhet të menaxhojë më mirë minutat dhe çdo gjë është në rregull”.