E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zidane: Lëreni Bale-n të vijë te ne

Në një kohë kur kontaktet mes Real Madrid dhe Tottenham sa vijnë dhe shtohen dhe kur klubi anglez kërkon një shifër marramëndëse për yllin e saj, Zinedine Zidane thërret Gareth Bale në Madrid.

"Është normale që ndonjë futbollisti ti pëlqejë interesimi i Real Madrid. Nuk ka prestigj më të madhe për një futbollist se sa të veshë këtë fanellë. Nëse Gareth ka shprehur dëshirën për të ardhur te Real, Tottenham është i detyruar të flasë me ne.

Kjo sepse mundësia për të luajtur me Real Madrid mund të vijë një herë në karrierë dhe Gareth nuk do ta humbasë", është shprehur ish ylli francez i "Los Blancos" Zinedine Zidane./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›