E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zidane e Ronaldo ndeshje bamiresie ne Hamburg

Yjet e futbollit europian janë mbledhur në një ndeshje bamirësie që ka ngritur fonde për luftën kundër varfërisë në botë, duke dhënë spektakël në stadiumin e Hamburgut.

Ish-lojtarët e Realit të Madridit, Ronaldo dhe Zinedin Zidan, ishin inspiruesit e ndeshjes së 9 të këtij lloji, ndërsa atyre iu bashkuan edhe futbollistë aktualë si Drogba’ apo Ze Roberto.

Edhe pse francezi Zidan me yjet e tjerë të topit, kanë humbur ndeshjen kundër skuadrës gjermane të Hamburgut, ata kanë shfaqur një lojë të bukur, ashtu si në kohërat e vjetra.

Ndërkohë braziliani Ronaldo ka shënuar një gol në këtë sfidë bamirësie por kilogramët e tepërt e kanë penguar të jetë “fenomeni” i dikurshëm.

Në fushë ishin edhe emra të tjerë të mëdhenj të futbollit ndër vite, si portugezi Luis Figo, rumuni Haxhi, Pavel Nedved, Fabio Kanavaro, spanjolli Hierro dhe anglezi Stive MecManaman.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›