Zimbabwe, bletet spektatore ne ndeshje

Mund te duket e pabesueshme por eshte e vertete qe nje ndeshje te nderpritet pasi fusha mesyhet nga bletet.
Kjo ka ndodhur ne Zimbabwe ku arbitri ka nderprere ndeshjen pasi nje tufe e madhe insektesh kane hyre ne stadium. Ngjarja ndodhi diten e diele ne jugperendim te shtetit afrikan ne fushen e Hippo Valley.
“Nje grup i madh bletesh pushtoi terrenin e lojes ne minuten e 23-te te pjeses se pare, ndersa lojtaret jane larguar me vrap nga fusha per t’u mbrojtur ndaj thumbave”, shkruan gazeta vendase “Herald”. Pas 45 minutave pritje, arbitri vendosi te pezullonte ndeshjen.