E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zinchenko në lot: Ëndërrojmë Botërorin dhe fundin e luftës

Sonte Ukraina do të zbresë në fushë kundër Skocisë në Hampden Park në Glasgoë në gjysmëfinalen e play-off-it kualifikues për Kupën e Botës në Katar. Një lojë e shtyrë disa herë për shkak të luftës në Ukrainë, e cila më në fund do të luhet pavarësisht se ende nuk është arritur një armëpushim. Oleksandr Zinchenko foli në konferencën për shtyp në prag të kësaj sfide dhe nuk i mbajti dot lotët, duke folur për situatën aktuale në vendin e tij.

“Të gjithë ukrainasit duan vetëm një gjë, që kjo luftë të mbarojë. Ëndrra jonë është të shkojmë në Kupën e Botës për t’u dhënë ukrainasve emocione të pabesueshme. Ata e meritojnë atë tani”.

Anësori i Manchester City vazhdoi më pas: “Është e pamundur të përshkruhet se si ndihemi. Kjo që po ndodh në vendin tonë është e papranueshme. Ne duhet ta ndalojmë këtë pushtim, të gjithë së bashku. Ukraina është një vend i lirisë, nuk do të dorëzohemi kurrë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›