E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zingraf-Basha, diskutime për reformat dhe çështjet në PD

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf u takua të martën me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sipas Ambasadës gjermane takimi mes ambasadorit Zingraf dhe kreut të opozitës u zhvillua në vazhdën e shkëmbimeve periodike të informacionit.

“Temë e bisedës ishin ndër të tjera puna aktuale në parlament, procesi i reformave në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe çështje të institucioneve brenda PD-së dhe programatikës së saj për të ardhmen”, thekson Ambasada gjermane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›