E Martë, 3 Nëntor 2026

Zjarr edhe në pyjet e Ersekës, era favorizon flakët, digjet bimësia

Zjarr i përmasave mëdha ka përfshirë një sipërfaqe pylli në fshatit Boshanj në bashkinë e Kolonjës.

Zjarri ka përfshirë pyllin i cili përbëhet nga bimësia mesatare me dru dushku, ndërkohë që flakët po përhapen me shpejtësi për shkak edhe të erës.

Të gjithë forcat e shërbimit zjarrfikës janë në vendngjarje për të bërë të mundur fikjen e zjarrit, po ashtu edhe punojës të shërbimit pyjor dhe emergjencave civile.

Më herët vatra zjarri ka patur edhe në Maliq, por edhe në Fier e Vlorë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›