E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zjarr, goditje me sende të forta dhe përplasje fizike/ Specialistët e kriminalistikës në sallën e Kuvendit

Specialistët e kriminalistikës kanë mbërritur pak momente më parë në ambientet e Kuvendit, pasi Parlamenti u përfshi nga kaosi ditën e sotme.

Raportohet se ekspertët kanë nisur këqyrjen e vendngjarjes, duke parë ambientet e brendshme dhe të jashtme të Kuvendit.

Brenda sallës së Parlamentit deputetë të opozitës u përleshën me gardën, ndërsa kanë goditur drejt karriges së kryeparlamentares Elisa Spiropali me pjesë karrigesh dhe sende të tjera.

Ndërkaq, hyrja e Kuvendit u përfshi nga flakët, pasi demokratët u vunë zjarrin karrigeve të tyre në shenjë proteste.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›