E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr i fuqishëm në kodrat e Pojanit, flakët përfshijnë ullishte e shkurre pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e Pojanit, në afërsi të Parkut Arkeologjik të Apolonisë. Flakët kanë djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me ullishte dhe shkurre.

Për shkak të përhapjes së shpejtë, zjarri ka përfshirë disa zona përreth parkut, duke u kthyer në një rrezik potencial për vetë sitin e rëndësishëm arkeologjik.

Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve. Megjithatë, situata e krijuar ka bërë që të kërkohet zyrtarisht ndërhyrje nga ajri për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit në terrenin e vështirë kodrinor.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›