E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zjarr i fuqishëm në kufirin shqiptaro-grek, flakët përfshijnë sipërfaqe të mëdha pyjore

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sipërfaqe pyjore në vendin e quajtur “Piramida 17” si dhe anën tjetër të vendit fqinj të Greqisë.

Për izolimin e flakëve janë të angazhuar forca të shumta të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Kolonjë dhe si dhe dy mjete të këtij shërbimi.

Po ashtu, për izolimin e flakëve po punojnë dhe shërbimi zjarrfikës grek i bashkisë së Konicës, aty ku vatrat e zjarrit janë më të shumta.

Ende nuk dihet shkaku i këtij zjarrit që deri tani ka përshkruar sipërfaqe të bimësisë se ulët në Shqipëri, ndërsa në Greqi ka përfshirë sipërfaqe pyjore. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›