E Martë, 3 Nëntor 2026

Zjarr i madh në Babrru/ Merr flakë një banesë, autoritetet thirrje qytetarëve: Shmangni zonën!

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Babrrusë në Tiranë, duke sjellë pasiguri mes banorëve.

Vatra e zjarrit ndodhet shumë pranë disa banesave, çka ka rritur rrezikun për dëme të mëdha materiale. Mësohet se një shtëpi e braktisur është përfshirë nga flakët.

Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për të vënë nën kontroll flakët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën për sigurinë e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›